Suapr.com në GITR GLOBAL 2024

Suapr.com në GITR GLOBAL 2024

  • Nëntor 6, 2024

Geart Ferhati dhe Suapr.com përfaqesojnë Shqipërinë në Get in the Ring Global Final

Hagë, Holandë – Suapr.com, platforma inovative për edukimin e nxënësve të shkollave të mesme, ka arritur një moment të rëndësishëm duke u prezantuar në Get in the Ring Global Final, një nga eventet më prestigjioze për startup-et në botë. Pas suksesit në Get in the Ring Albania, Suapr.com, e udhëhequr nga 17-vjeçari shqiptar Geart Ferhati, mori pjesë në këtë ngjarje globale, duke përfaqësuar Shqipërinë dhe duke demonstruar potencialin e platformës për të transformuar mënyrën se si nxënësit mësuar dhe përgatiten për të ardhmen.

Në këtë event me pjesëmarrjen e startup-eve nga e gjithë bota, përfshirë SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën, Japoninë, Hong Kongun, Kosta Rikën dhe Zimbabve, Suapr.com pati mundësinë të prezantojë misionin e saj për të ofruar një edukim të personalizuar dhe të avancuar. Platforma përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuar nxënësit të kuptojnë dhe zgjidhin detyrat e shkollore, duke ofruar zgjidhje hap-pas-hapi, shënime të detajuara dhe testime interaktive. Suapr.com po ndihmon mijëra nxënës në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë, duke ofruar një metodë të re për mësim dhe arsimim të personalizuar.

Një Vizion për Të Ardhmen

Suapr.com ka një vizion të qartë për të ardhmen: të shndërrohet në një udhëheqës global në ofrimin e mësimdhënies personalizuar, duke përdorur teknologjinë për të përmirësuar mënyrën se si nxënësit mësojnë dhe përgatiten për një botë gjithnjë e më të ndërlikuar dhe të digitalizuar. Platforma synon të ndikojë pozitivisht në edukimin e nxënësve në mbarë botën dhe të ofrojë mundësi të reja për të rinjtë që duan të zhvillohen në mënyrë të pavarur dhe efikase.

Suapr.com dhe Geart Ferhati janë një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë dhe për të rinjtë e gjithë botës. Ata tregojnë se me pasion, kreativitet dhe përkushtim, çdo sfidë mund të kapërcehet dhe çdo ëndërr mund të bëhet realitet. Pjesëmarrja e Suapr.com në Get in the Ring Global Final është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt suksesit ndërkombëtar dhe angazhimit për të ndryshuar edukimin për mirë.