Geart Ferhati eshte i riu 17-vjeçar që përfaqësoi Shqipërinë në panairin më të madh të teknologjisë në botë.
Lisbonë, Portugali — Vetëm në moshën 17-vjeçare, Geart Ferhati, një sipërmarrës i ri nga Tirana, ka përfaqësuar me krenari Shqipërinë në WebSummit Lisbon 2024, një nga eventet më prestigjioze të teknologjisë në botë. Duke u vendosur mes inovatorëve të nivelit të lartë global, Gearti theksoi potencialin e Shqipërisë për të kontribuar në transformimin teknologjik global.
Suapr.com, platforma inovative që Geart Ferhati ka krijuar, ofron një zgjidhje të avancuar për nxënësit e shkollave të mesme, duke përdorur inteligjencën artificiale për të ofruar zgjidhje hap-pas-hapi, shënime të detajuara, dhe testime interaktive. Kjo platformë po ndihmon mijëra nxënës në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë, duke ofruar një metodë të personalizuar për mësim.
Geart Ferhati po dëshmon që inovacioni nuk ka moshë dhe nuk njeh kufij.
Në panairin e mbushur me kompani të mëdha nga e gjithe bota si Dell, Microsoft,, Qualcomm, Huawei e të tjerë, Suapr.com arriti të tërheqë vëmendjen e vizitorëve dhe investitorëve për qasjen e saj unike në edukim.
Një vizion për të ardhmen
Geart Ferhati theksoi se pjesëmarrja në WebSummit 2024 nuk është vetëm një moment lavdie për të dhe Suapr.com, por një mundësi për të nxitur bashkëpunime ndërkombëtare. Ai po synon të zgjerojë platformën në tregjet globale, duke kontribuar në arsimim të personalizuar për nxënësit në mbarë botën.
Gearti është një nga zërat më të rinj në teknologjinë globale dhe një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë dhe më gjerë. Pjesëmarrja e tij në WebSummit Lisbon 2024 shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij drejt suksesit ndërkombëtar.