Kushtet e Përdorimit për Suapr
Kushtet e Përgjithshme të Përdorimit
1. Hyrje
Mirë se vini në Suapr! Ju faleminderit që keni zgjedhur të përdorni uebfaqen, produktet dhe shërbimet e Suapr.com, të cilave në tërësi do t’i referohemi si “Shërbimet”. Duke shfrytëzuar Shërbimet tona, ju, në emrin tuaj, në emër të personave tjerë në kujdestarinë tuaj, dhe/apo personave që mund të qasen përmes llogarisë suaj, pajtoheni dhe merrni përsipër të respektoni në tërësi obligimet tuaja që rrjedhin nga këto Kushte të Përgjithshme të Përdorimit. Pajtimi me dhe respektimi i këtyre Kushteve të Përgjithshme të Përdorimit është parakusht për shfrytëzimin e Shërbimeve tona. Në të kundërtën, ne me mirësi i’u kërkojmë të shmangni përdorimin e Shërbimeve tona.
Ne i kemi hartuar këto Kushte të Përgjithshme të Përdorimit, të cilave do t’i referohemi në vijim si “Kushtet e Përgjithshme”, që t’iu mundësojmë juve të njoftoheni me rregullat të cilat qeverisin marrëdhënien tuaj me Suapr.com. Edhe pse jemi munduar të sigurohemi që këto Kushte të Përgjithshme të jenë sa më të kuptueshme, ju do të hasni terme ligjore brenda këtyre Kushteve të Përgjithshme. Arsyeja e përdorimit të këtyre termeve është sepse këto Kushte të Përgjithshme formojnë dhe rregullojnë marrëdhënien e detyrueshme kontraktuese ndërmjet juve dhe Suapr.com. Prandaj, ne i’u rekomandojmë fuqishëm që t’i lexoni ato me kujdes.
Keni parasysh se këto Kushte të Përgjithshme zbatohen dhe janë të aplikueshme ndaj të gjithë përdoruesve të të gjitha uebfaqeve, Shërbimeve, dhe/apo produkteve të ofruara nga dhe/apo nëpërmjet Suapr.com. Sidoqoftë, në rastet kur ndonjë uebfaqe dhe/apo shërbim i veçantë i Suapr.com ka kushtet e veta të veçanta, kushtet e tilla të veçanta do të jenë të aplikueshme. Po ashtu, në rast se ka ndonjë mospërputhje ndërmjet këtyre Kushteve të Përgjithshme dhe kushteve të tjera të veçanta, atëherë kushtet e tilla të veçanta mbizotërojnë dhe aplikohen.
2. Përdorimi dhe/apo vizita e kësaj uebfaqe dhe çfarëdo uebfaqe tjetër në pronësi të Suapr.com
Përdorimi dhe/apo vizita e kësaj uebfaqe dhe çfarëdo uebfaqe tjetër në pronësi të Suapr.com, nënkupton pranimin tuaj të plotë, pa asnjë rezervë, të këtyre Kushteve të Përgjithshme të cilat aplikohen në tërë përmbajtjen e uebfaqeve të lartpërmendura. Në rast se ju nuk jeni dakord me ndonjë pjesë të këtyre Kushteve të Përgjithshme, ju nuk duhet të vazhdoni me përdorimin e mëtejshëm të uebfaqeve të tilla.
Nëse vazhdoni më tutje, ju, si përdorues, pranoni që keni lexuar, kuptuar, dhe pranuar, pa asnjë rezervë, këto Kushte të Përgjithshme, si dhe jeni dakord dhe pajtoheni me detyrimet tuaja, siç përcaktohen në këto Kushte të Përgjithshme.
3. Definimi i Nocioneve të Përgjithshme
Nocionet e përdorura në kuadër të këtyre Kushteve të Përgjithshme kanë kuptimet si në vijim:
- "Suapr.com" - nënkupton Suapr, platformë online për mësim dhe edukim që ofron shërbime të ndryshme për zgjidhje të ushtrimeve dhe analizë të performancës për studentët.
- "Shërbime" - nënkupton të gjitha uebfaqet dhe/apo produktet e ofruara nga dhe/apo nëpërmjet Suapr.com.
- "Ju", apo "përdorues" - nënkupton secilin vizitor dhe/apo shfrytëzues të Shërbimeve të Suapr.com.
- “Ne”, apo “neve” apo “tona” - i referohet Suapr.com.
- “Palët” - nënkupton Ju dhe Suapr.com.
- “Ditë” - i referohet cilësdo ditë kalendarike.
- “Ditë pune” - i referohet çdo dite të vitit përveç ditëve të fundjavës dhe ditëve të festave zyrtare në Shqipëri.
Të gjitha fjalët e përdorura në njëjës do të kenë kuptimin e njëjtë edhe në shumës.
4. Hyrja në Fuqi dhe Detyrueshmëria e Kushteve të Përgjithshme
Pranimi i këtyre Kushteve të Përgjithshme krijon një marrëdhënie kontraktuese dhe detyruese ndërmjet Juve dhe Suapr.com. Çfarëdo ndryshime dhe/apo plotësime të Kushteve të Përgjithshme konsiderohen se kanë ndryshuar dhe/apo plotësuar marrëdhënien kontraktuese ndërmjet Juve dhe Suapr.com. Këto Kushte të Përgjithshme hyjnë në fuqi kurdo që shfaqet cilado nga rrethanat në vijim:
- Kur Ju vizitoni ndonjë nga uebfaqet e Suapr.com.
- Në rast të ndryshimit dhe plotësimit të Kushteve e Përgjithshme, kur Ju vazhdoni të përdorni Shërbimet e Suapr.com, pas ndryshimit dhe plotësimit të Kushteve të Përgjithshme.
Për të shmangur çfarëdo dyshimi, momenti i hyrjes në fuqi të këtyre Kushteve të Përgjithshme do të jetë momenti i parë i shfaqjes së cilësdo nga rrethanat e përcaktuara në paragrafin paraprak.
Kushtet e Përgjithshme mbesin në fuqi për aq kohë sa përdoruesi viziton një nga uebfaqet e Suapr.com, dhe/ose për sa kohë që mbeten të regjistruar si përdorues të Shërbimeve të Suapr.com. Në rast se përdoruesi vendos të mbyll llogarinë me Suapr.com dhe të paguaj çfarëdo detyrimi monetar të mbetur ndaj Suapr.com, atëherë Kushtet e Përgjithshme mbesin në fuqi deri në momentin e përfundimit të procedurave për mbylljen e llogarisë.
5. Privatësia
Suapr.com do të përpunojë dhe mirëmbajë të dhënat personale në përputhje me legjislacionin e aplikueshëm në Shqipëri. Për më tepër, Suapr.com bën përpjekje për të harmonizuar politikat e veta të procesimit dhe mbrojtjes së të dhënave personale me standardet më të larta ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë.
Për më shumë informata në lidhje me trajtimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale, ju lutemi lexoni me kujdes Njoftimin për Privatësi të publikuar në uebfaqen tonë. Njoftimi i Privatësisë përbën një pjesë integrale dhe të pandashme të këtyre Kushteve të Përgjithshme.
6. Komunikimet
Ju pajtoheni që të komunikoni me Suapr.com në mënyrë elektronike, përmes emailit, njoftimeve, apo mesazheve në platformat tona. Ju mund të ruani kopje të këtyre komunikimeve për dosjet tuaja. Ju pajtoheni se të gjitha marrëveshjet, njoftimet, shpalosjet, dhe komunikimet tjera që ne i’u ofrojmë Juve në mënyrë elektronike janë valide dhe përmbushin çfarëdo kërkese ligjore për barasvlefshmëri me komunikimet në shkrim.
7. Licenca dhe Qasja
Në varësi të pajtueshmërisë tuaj me këto Kushte të Përgjithshme dhe, në rastet kur kërkohet, pagesës së çfarëdo tarife të aplikueshme, Suapr.com i’u jep Juve një licencë të limituar, jo-ekskluzive, jo-të-transferueshme, jo-të-nënlicensueshme për t’u qasur dhe përdorur Shërbimet e Suapr.com për qëllime personale dhe jo-komerciale.
8. Llogaria Juaj, Abonimi, dhe Pagesa
Për të përdorur Shërbime të caktuara të ofruara nga Suapr.com, Juve mund t'iu duhet të regjistroni një llogari me Suapr.com, dhe mund t'iu kërkohet të kyçeni në një llogari të tillë. Po ashtu, për të shfrytëzuar Shërbime të caktuara të ofruara nga Suapr.com, Juve mund t'iu kërkohet të përcaktoni dhe ofroni të dhëna për një metodë të vlefshme pagese.
Sipas termave dhe kushteve tona të përdorimit, ne jemi të detyruar të publikojmë çdo material që mungon => brenda 48 orëve nga email-i i përdoruesit (reply) me materialet konkrete që mungojnë. Nëse ne nuk e përmbushim këte kërkesë brenda 48 orëve nga email-i i përdoruesit (reply) me materialet konkrete që mungojnë, në atë rast, Përdoruesi ka mundësinë të kërkojë rimbursim të paketës.
Nëse Ju hapni llogari me Suapr.com, në lidhje me Shërbimet tona, Ju jeni dhe mbeteni përgjegjës për mirëmbajtjen e konfidencialitetit të llogarisë tuaj, fjalëkalimit të llogarisë tuaj, dhe detajet e metodave të pagesës të asociuara me llogarinë tuaj, si dhe për kufizimin e qasjes në llogarinë tuaj. Po ashtu, Ju jeni dhe mbeteni përgjegjës, si dhe pajtoheni dhe pranoni përgjegjësinë, për të gjitha aktivitetet, përfshirë blerjet, që realizohen përmes dhe nga llogaria juaj dhe/apo fjalëkalimi juaj.
9. Fëmijët dhe Shërbimet Tona
Personat nën moshën trembëdhjetë (13) vjeçare, nuk lejohen të regjistrojnë një llogari me Suapr.com, apo të japin të dhënat e tyre personale. Përdoruesit që janë të paktën trembëdhjetë (13) vjeç, por nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç, mund të regjistrohen tek Suapr.com, por vetëm nëse ata kanë pëlqimin e prindit dhe/apo kujdestarit të tyre ligjor.
10. Kufizimi i Përgjegjësisë
Suapr.com bën çdo përpjekje të mundshme për t’u siguruar që të gjitha informacionet e ofruara janë të plota, të sakta, të rifreskuara, dhe të qarta. Megjithatë, Suapr.com nuk garanton se të gjitha këto kritere do të plotësohen njëkohësisht. Rrjedhimisht, Suapr.com nuk do të jetë, në asnjë rrethanë, përgjegjës për ndonjë gabim, mangësi, apo lëshim në lidhje me dhënien e informacionit, apo për çfarëdo vonese, ndërprerje, apo paaftësi të transmetimit të informacionit, apo për çfarëdo dëme të shkaktuara ndaj përdoruesve për shkak të përdorimit të informacionit të tillë.
Materialet brenda Suapr.com mund të mos jenë 100% të plota dhe të sakta, prandaj ju shtyjmë që të na shkruani për çdo material që ju mungon. Ne kemi detyrim që t’ju përgjigjemi brenda 12 orëve.
11. Përmbajtja e Palëve të Treta
Pjesë të përmbajtjes së ofruar në Shërbimet tona mund të burojnë nga përdoruesit, publikuesit, dhe palë të tjera të treta. Suapr.com nuk bart përgjegjësi për çfarëdolloj përmbajtje që buron nga një palë e tretë dhe është vënë në dispozicion nëpërmjet Shërbimeve tona.
12. Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale dhe Industriale
Tërë përmbajtjet e të gjitha uebfaqeve të Suapr.com, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, markat tregtare, titujt dallues, tekste, lajme, fotografi, imazhe, dhe Shërbimet që ofrohen, janë në pronësi të Suapr.com, dhe trajtohen në bazë të dispozitave përkatëse të ligjit të aplikueshëm në Shqipëri për pronësinë intelektuale dhe industriale.
Ju e kuptoni se modifikimi, publikimi, transmetimi, transferimi, riprodhimi, shpërndarja, prezantimi, ose çfarëdo përdorimi i përmbajtjes në tërësi, ose pjesëve të uebfaqes, apo me çfarëdo mjeti, për qëllime komerciale, dhe/apo qëllime tjera, nuk lejohet në asnjë mënyrë, pa pranimin e pëlqimit me shkrim nga Suapr.com.
13. Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve
Çdo mosmarrëveshje, mospajtim, ose pretendim i dalur nga, apo i lidhur me këto Kushte të Përgjithshme, duke përfshirë shkeljen, ndërprerjen ose pavlefshmërinë e tyre, do të zgjidhet sipas legjislacionit të aplikueshëm në Shqipëri.
14. Kontakti
Për çdo pyetje ose shqetësim rreth kushteve të shërbimit, ju lutemi kontaktoni Suapr.com në [email protected].