Njoftimi i Privatësisë për Suapr
1. Hyrje
Mirë se vini në Suapr! Ju faleminderit që keni zgjedhur të përdorni uebfaqet, produktet dhe shërbimet e Suapr.com, të cilave në tërësi do t’i referohemi si “Shërbimet”. Kur ju përdorni Shërbimet tona, ju mund të ndani disa të dhëna personale me ne. Privatësia juaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Prandaj, Suapr është e përkushtuar për respektimin dhe mbrojtjen e privatësisë tuaj. Ky Njoftim i Privatësisë përshkruan mënyrën se si Suapr mbledh dhe përpunon të dhënat tuaja personale nëpërmjet Shërbimeve që i referohen këtij Njoftimi të Privatësisë.
2. Definimi i Nocioneve
Nocionet e përdorura në kuadër të këtij Njoftimi të Privatësisë kanë kuptimet si në vijim:
- "Suapr.com" - nënkupton Suapr, platformë online për mësim dhe edukim që ofron shërbime të ndryshme për zgjidhje të ushtrimeve dhe analizë të performancës për studentët.
- "Shërbime" - nënkupton të gjitha uebfaqet dhe/apo produktet e ofruara nga dhe/apo nëpërmjet Suapr.com.
- "Ju", apo "përdorues" - i referohet entitetit apo individit që përdor Shërbimet tona.
- "Ne", apo "neve" apo "tona" - i referohet Suapr.com.
- “Legjislacion i zbatueshëm” – i referohet legjislacionit të zbatueshëm në Republikën e Shqipërisë.
- “Palë e tretë” - nënkupton çdo subjekt fizik ose juridik tjetër, përpos Juve, dhe Suapr.
- “Platformë” – nënkupton dhe përfshin secilën nga uebfaqet e Suapr, përmes së cilave ofrohen Shërbimet dhe produktet e Suapr.
Të gjitha termet dhe nocionet e definuara më lartë janë nocione të përgjithshme, dhe si të tilla zbatohen në të gjitha Shërbimet dhe uebfaqet e Suapr. Të gjitha fjalët e përdorura në njëjës do të kenë kuptimin e njëjtë edhe në shumës.
3. Fushëveprimi dhe Objektivat
Kur Ju përdorni Shërbimet dhe/apo vizitoni ndonjë nga uebfaqet e Suapr, Ju pajtoheni me kushtet e përshkruara në këtë Njoftim të Privatësisë. Duke vepruar kështu, Ju e autorizoni Suapr që të mbledhë dhe përpunojë të dhënat tuaja, sipas praktikave të përcaktuara në këtë Njoftim të Privatësisë, si dhe në harmoni me ligjet e aplikueshme.
Suapr ka përditësuar këtë Njoftim të Privatësisë për t’u siguruar se politikat e veta për rregullimin e proceseve dhe masave të sigurisë për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale janë në përputhje me ligjin e aplikueshëm në Republikën e Shqipërisë, përkatësisht Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Për më tepër, Suapr do të bëjë çdo përpjekje që të sigurohet se të dhënat personale të mbledhura nga përdoruesit do të trajtohen në harmoni me ligjet e aplikueshme në Shqipëri.
Suapr gjithashtu përpiqet të respektojë dhe të harmonizojë praktikat e veta me standardet më të larta ndërkombëtare në lidhje me mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale, si Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) të Bashkimit Evropian, e cila ka hyrë në fuqi më 25 maj 2018.
Ky Njoftim i Privatësisë zbatohet dhe është i aplikueshëm për çdo përdorues të cilësdo nga uebfaqet, produktet dhe/apo Shërbimet e ofruara nga dhe/apo nëpërmjet Suapr.
4. Fëmijët dhe Shërbimet Tona
Personat nën moshën trembëdhjetë (13) vjeçare, nuk lejohen të regjistrojnë një llogari me Suapr, apo të japin të dhënat e veta personale. Përdoruesit që janë të paktën trembëdhjetë (13) vjeç, por nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç, mund të regjistrohen tek Suapr, por vetëm nëse kanë pëlqimin e prindit dhe/apo kujdestarit të tyre ligjor, duke përfshirë pëlqimin për këtë Njoftim të Privatësisë për, dhe në emër të, të miturit mes moshës trembëdhjetë (13) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjeçare.
Në rastet kur përpunimi i të dhënave realizohet në relacion me personat në moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare, Suapr bën përpjekje të vazhdueshme për të verifikuar se pëlqimi është dhënë, dhe/apo autorizuar, nga një prind, dhe/apo kujdestar ligjor, i të miturit, duke marrë parasysh kapacitetet e disponueshme teknike.
Sipas këtij Njoftimi të Privatësisë, dhe sipas Kushteve tona të Përgjithshme të Përdorimit, prindërit dhe/apo kujdestarët ligjorë bartin përgjegjësinë për dhënien e pëlqimeve të nevojshme për fëmijët të cilët nuk kanë arritur moshën madhore. Suapr në asnjë rrethanë nuk është përgjegjës për veprimet e një prindi dhe/apo kujdestari ligjor në raport me një të mitur që është nën kujdesin e tyre. Ne i’u këshillojmë Juve fuqishëm që të vëzhgoni me kujdes fëmijët gjatë përdorimit të Shërbimeve tona.
5. Përpunimi i të Dhënave Personale
Ne mund të mbledhim dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale, përfshirë nga pajisjet e ndryshme, kur Ju:
- Shfrytëzoni Shërbimet tona.
- Regjistroheni një llogari me Suapr.
- Përditësoni apo plotësoni të dhënat personale në llogarinë tuaj.
- Komunikoni me Suapr lidhur me Shërbimet e veta.
- Porositni, dhe/apo blini, nga, dhe/apo nëpërmjet, Shërbimeve të Suapr.
- Hasni në rrethana tjera, siç mund të jenë specifikuar në kuadër të këtij Njoftimi të Privatësisë.
6. Ligjshmëria e Përpunimit të të Dhënave Personale
Në secilin rast, siç përshkruhet më lart, dhe/apo raste tjera, mbledhja dhe përpunimi, i të dhënave tuaja personale realizohet vetëm kur Suapr është e sigurt për ligjshmërinë e përpunimit të tillë, dhe kur:
- Ju jepni pëlqimin tuaj për përpunim të tillë.
- Përpunimi është i domosdoshëm për përmbushjen e një kontrate.
- Përpunimi është i domosdoshëm për respektimin e ndonjë obligimi ligjor.
- Përpunimi është i domosdoshëm për mbrojtjen e interesave tuaja jetike.
- Përpunimi është i domosdoshëm për kryerjen e një detyre me interes publik, apo për ushtrimin ndonjë autoriteti zyrtar.
- Përpunimi është i domosdoshëm për qëllime të interesave legjitime të ushtruara nga Suapr dhe/apo një palë e tretë, përveç kur interesat e tilla tejkalohen nga interesat apo të drejtat dhe liritë tuaja themelore, që kërkojnë mbrojtjen e të dhënave personale, veçanërisht nëse bëhet fjalë për një të mitur.
Ju lutem keni parasysh se përpunimi i të dhënave tuaja, siç ofrohen nga Ju, bazohet në udhëzimet ekzistuese ligjore, dhe jo çdo herë bazohet në pëlqimin e dhënë nga Ju. Pëlqimi, dhe/apo tërheqja e pëlqimit tuaj, nuk përbën arsye të mjaftueshme për të ndaluar dhe/apo kufizuar përpunimin e të dhënave tuaja, përderisa ekzistojnë baza të tjera ligjore për përpunimin e të dhënave të tilla.
7. Të Dhënat Personale që Mund të Përpunohen nga Suapr
Suapr përpunon të dhënat tuaja personale në mënyrë që të përmirësoj dhe optimizoj Shërbimet që ofron.
Llojet e të dhënave personale që mund të përpunohen nga Suapr përfshijnë:
- Të dhënat e ofruara nga Ju, apo, në raste të caktuara, një prind dhe/apo kujdestar ligjor, në lidhje me Shërbimet e Suapr.
- Informatat identifikuese siç janë emri dhe mbiemri juaj, adresa e vendbanimit dhe/apo vendqëndrimit, numri i telefonit, fjalëkalimi, email adresa, etj.
- Në rastet kur Ju blini produkte dhe/apo Shërbime të ndryshme nga Suapr, atëherë Juve mund t’iu kërkohen informacionet si adresa e liferimit për produktin e blerë, adresa e faturimit, të dhënat e kartelave dhe/apo llogarive bankare, të dhënat lidhur me mjetet e ndryshme të pagesës, dhe informacione të tjera të ofruara nga Ju për blerjen e ndonjë produkti dhe/apo Shërbimi, dhe me qëllim të ofrimit të produktit të porositur dhe kryerjes me sukses të pagesës.
- Në disa raste tjera, kur Ju përdorni Shërbimet e Suapr, duke përfshirë kur Ju vizitoni ndonjë nga uebfaqet tona, Ju mund të ofroni informata personale si mosha, gjinia, interesimet, edukimi, përvoja profesionale, preferencat, etj.
- Përveç këtyre, Suapr mund të mbledh dhe përpunoj edhe informata të tjera shtesë që kërkohen apo autorizohen nga ligjet e aplikueshme për mbledhjen dhe për përpunimin të dhënave, me qëllim të identifikimit dhe verifikimit të informacionit të ofruara Ju, sidomos kur veprime të tilla kërkohen dhe/apo urdhërohen nga ndonjë autoritet kompetent publik.
- Në asnjë rast, dhe asnjë rrethanë, Suapr nuk do të kërkoj që Ju të shpalosni dhe/apo të ofroni të dhënat personale të fëmijëve. Ju mund të vendosni emrin e një të mituri nën kujdesin tuaj në llogari të regjistruar me Suapr vetëm për qëllim të identifikimit të përdoruesit, dhe me synim të përzgjedhjes së përmbajtjes që është e përshtatshme për moshën e tyre.
8. Të Dhënat Automatike
Lloje të caktuara të të dhënave që lidhen me ndërveprimin tuaj me Shërbimet tona, mblidhen në mënyrë automatike duke përdorur “cookies” dhe teknologji të tjera, kur shfletuesi apo pajisja juaj qaset në Shërbimet e Suapr. Gjatë përdorimit të Shërbimeve të Suapr, Juve do t’iu shfaqet mundësia për të dhënë pëlqimin tuaj për këtë Njoftim të Privatësisë, duke përfshirë mbledhjen e të dhënave tuaja në mënyrë automatike. Megjithatë, keni parasysh se, nëse Ju zgjedhni të mos pajtoheni me kushtet e këtij Njoftimi të Privatësisë, Ju mund të mos jeni në gjendje të përdorni veçori thelbësore të Shërbimeve tona, dhe se e njëjta gjë vlen në rastet e revokimit të pëlqimit tuaj.
9. Të Dhënat nga Cookies
“Cookies” janë dosje standarde që vendosen dhe ruhen në pajisjet të cilat Ju i përdorni për t’u qasur në Shërbimet e Suapr. Në këtë Njoftim të Privatësisë, dosjeve të tilla do t’iu referohemi me fjalën “cookies” sipas versionit të shkruar në gjuhën angleze.
Suapr përdorë cookies për t’iu ofruar Juve veçori esenciale dhe Shërbime, duke përfshirë:
- Për t’iu njohur Juve kur Ju kyçeni për të përdorur Shërbimet e Suapr.
- Për të kujtuar preferencat tuaja të specifikuara.
- Për të zhvilluar diagnostikimin mbi performancën e Shërbimeve tona në mënyrë që të përmirësojmë funksionalitetin e tyre.
- Për të përmirësuar sigurinë dhe parandaluar veprimtaritë mashtruese.
- Për të kuptuar ndërveprimet tuaja me Shërbimet tona, në mënyrë që të personalizojmë përmbajtjen që i’u ofrohet Juve, përfshirë reklamat.
Shumica e shfletuesve i’u lejojnë Juve që të personalizoni njoftimet dhe pëlqimin për përdorimin e cookies. Ju mund të menaxhoni përdorimin e cookies përmes cilësimeve të shfletuesit tuaj të internetit. Megjithatë, nëse Ju zgjidhni të bllokoni ose refuzoni ndryshe përdorimin e cookies, Ju mund të mos jeni në gjendje të përfitoni nga disa veçori thelbësore të Shërbimeve tona.
10. Të Dhënat nga Burime të Tjera
Suapr mund të plotësojë të dhënat tuaja personale me të dhëna që mblidhen nga palët e treta, duke i shtuar ato mbi të dhënat ekzistuese të llogarisë suaj. Për shembull, Suapr mund të mbledh dhe të përdorë të dhëna demografike që janë të disponueshme në domenin publik, siç lejohet nga ligjet e aplikueshme.
11. Të Dhënat nga Uebfaqet e Palëve të Treta
Ne përdorim të dhënat e referencuara në këtë Njoftim të Privatësisë për të ndihmuar në shfaqjen e reklamave të cilat janë më relevante për Ju, të matim efektshmërinë e tyre, dhe të njohim pajisjet tuaja në mënyrë që t'iu ofrojmë Juve reklama të tilla. Kur Ju i vizitoni uebfaqet e palëve të treta të cilat janë pjesë e platformës Suapr AdNetwork, ne mund të pranojmë të dhëna të përdorimit.
12. Të Dhënat për Procesim të Pagesave
Suapr nuk mbledh, ruan apo përpunon të dhënat e kartelave bankare me të cilat mund të kryhen pagesa. Në rastet kur procesimi i pagesave kryhet nga palë të treta, Suapr mund të ndajë të dhënat e pagesave të ofruara nga Ju me palët e treta të cilat ofrojnë shërbimet përkatëse të procesimit të pagesave. Në raste të tilla, kushtet dhe politikat për përpunimin e të dhënave personale të palëve të treta përkatëse janë të aplikueshme.
13. Personalizimi i Pajisjeve të Ndryshme
Kur Ju qaseni në Shërbimet e Suapr nga shfletuesi dhe/apo pajisja juaj, Suapr e asocion atë shfletues dhe/apo pajisje me llogarinë tuaj për qëllime të kyçjes, sigurisë, dhe personalizimit. Për shembull, nëse Ju vizitoni një faqe që përmban përmbajtje të lidhur me një fushë të caktuar në laptop, Suapr mund t'iu shfaq Juve reklama të lidhura me këtë fushë në pajisjen tuaj celulare.
14. Arsyeja për Përpunimin e të Dhënave Personale
Suapr ruan dhe përpunon të dhënat e ofruara nga Ju për qëllimet e mëposhtme:
- Identifikimin për qasje të sigurt në Shërbimet tona.
- Ofrimin e Shërbimeve të personalizuara dhe relevante.
- Përmirësimin e Shërbimeve tona ndaj jush.
- Për t'iu kontaktuar Juve në lidhje me llogarinë tuaj, p.sh. për t'iu dërguar porosi me email apo SMS për të vërtetuar llogarinë tuaj.
- Për t'iu përgjigjur Juve, kur Ju na kontaktoni neve.
- Personalizimin e reklamave dhe komunikimeve për qëllime marketingu.
- Parandalimin, zbulimin, zvogëlimin dhe hetimin e aktiviteteve mashtruese dhe/apo ilegale.
- Për të përmbushur kërkesat teknike për ofrimin e Shërbimeve tona, testimin e algoritmeve, dhe përmirësimin e eksperiencës tuaj.
- Kurdo që Suapr i kërkohet, nga ligji në fuqi apo drejtpërdrejt nga një autoritet publik kompetent.
15. Ruajtja e të Dhënave Personale
Suapr i ruan të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme ose e rëndësishme për ofrimin e Shërbimeve tona, në përputhje me ligjet relevante në fuqi. Për më tepër, Suapr mund të ruajë të dhënat tuaja personale edhe pas mbylljes së llogarisë tuaj për të parandaluar mashtrim, mbledhur ndonjë borxh të papaguar, zgjidhur konteste, zbatuar marrëveshje dhe/apo kontrata, për qëllime të përcaktuara me legjislacionin tatimor, për të ndihmuar ndonjë hetim, dhe për të ndërmarrë veprime të tjera të lejuara dhe/apo të kërkuara me ligjet e aplikueshme.
Në rastet kur nuk është më e nevojshme për Suapr, kur obligimet ligjore për ruajtjen e të dhënave tuaja personale përfundojnë, apo kur qëllimi për të cilin janë mbledhur dhe/apo ruajtur të dhënat tuaja personale shuhet, Suapr bën shkatërrimin e të dhënave të sipërpërmendura në mënyrë të sigurt, si dhe në përputhje me ligjin e aplikueshëm për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale, dhe me politikat e brendshme të Suapr.
16. Të Dhënat që Suapr i Shpalos apo Shfaq
Suapr në asnjë rast nuk i shet të dhënat tuaja personale. Suapr përdorë të dhënat e ofruara nga Ju sipas pajtimit tuaj me këtë Njoftim të Privatësisë, vetëm kur ekziston një bazë ligjore e përcaktuar me ligjin e aplikueshëm për mbrojtjen e të dhënave personale, për të ofruar Shërbime më të mira dhe shfaqur reklama më relevante për Ju.
Suapr nuk grumbullon kopje të dokumenteve personale ose çfarëdo dokumenteve tjera nga klientët potencial. Suapr mund t’i kërkojë përdoruesve dokumentet e identifikimit personal vetëm në rastet kur Suapr ofron shërbime me pagesë, dhe ka arsye të dyshojë në vërtetësinë e porosisë apo informatave të ofruara nga përdoruesit. Dokumentet e sipërpërmendura do të fshihen menjëherë nga databaza e Suapr sapo të kryhet verifikimi i synuar.
17. Ofruesit e Shërbimeve
Suapr përdorë ofrues të shërbimeve për të kryer funksione dhe ofruar shërbime në fushat ku vepron. Për shembull, Suapr përdorë shërbime të ndryshme të palëve të treta, si Google Analytics, për të ndihmuar në ofrimin e Shërbimeve të veta, si hostimin e serverëve apo aplikacioneve të Suapr, apo për të na ndihmuar të kuptojmë përdorimin e Shërbimeve tona.
Suapr ndanë informatat e pagesës me ofrues të shërbimeve për të procesuar pagesa, ndaluar, detektuar, apo hetuar mashtrim apo aktivitete tjera të ndaluara, për të ndihmuar me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, si kthimin e mjeteve apo inkasimin e mëvonshëm, si dhe çështje të tjera lidhur me pranueshmërinë e kartelave të debitit dhe/apo kreditit.
18. Praktikat e Privatësisë së Palëve të Treta
Ky Njoftim i Privatësisë adreson dhe rregullon vetëm përpunimin, përdorimin, shpalosjen dhe ruajtjen e të dhënave personale që Suapr mbledh nga Ju. Nëse Ju shpalosni të dhënat tuaja personale me të tjerët, apo në qoftë se Ju ridrejtoheni në një uebfaqe të një pale të tretë, atëherë kini parasysh se politikat, praktikat dhe njoftimet e privatësisë së palës së tretë përkatëse do të jenë të zbatueshme. Suapr në mënyrë shprehimore mohon përgjegjësinë, dhe nuk mund të mbahet përgjegjëse për çfarëdo keqpërdormi dhe/apo dëmi që mund të shkaktohet ndaj Juve nga palët e treta, kur Ju ndani të dhënat tuaja me palë të tilla.
19. Mohimi i Përgjegjësisë për Palët e Treta
Shërbimet e Suapr mund të përmbajnë vegëza të ndryshme të cilat ridrejtojnë përdoruesit në uebfaqe të tjera të cilat operohen nga palë të treta. Drejtimi tek uebfaqet e tilla ndodh vetëm pasi përdoruesit të shtypin vegëzat përkatëse dhe zgjedhin të vizitojnë uebfaqet e palëve të treta.
Suapr në asnjë rrethanë nuk do të jetë përgjegjëse për kushtet të cilat regullojnë mbledhjen, përpunimin, dhe mbrojtjen e të dhënave personale të cilat janë të aplikueshme për uebfaqet e tilla të palëve të treta. Uebfaqet e lartpërmendura nuk i përkasin, nuk janë në pronësi, dhe/apo operim të Suapr. Prandaj, Suapr në mënyrë shprehimore mohon përgjegjësinë për veprimet dhe/apo dëmet që mund të shkaktohen nga uebfaqet e palëve të treta të cilat përdoruesit zgjedhin t'i vizitojnë.
20. Qasja në dhe Përditësimi i të Dhënave Personale
Nëse Ju keni regjistruar një llogari me Suapr, ne i'u ofrojmë Juve mundësinë e qasjes në llogarinë tuaj që të qaseni, korrigjoni, fshini apo modifikoni të dhënat personale që Ju i keni ofruar dhe që janë të ndërlidhura me llogarinë tuaj. Suapr gjithashtu ndërmerr hapat e nevojshëm për të siguruar dhe garantuar se të dhënat personale që Suapr mbledh nga Ju janë të sakta dhe të përditësuara, si dhe të sigurohet që Ju keni mundësi të qasesni dhe korrigjoni të dhëna të tilla. Ne ju lusim Juve të përditësoni të dhënat tuaja personale kurdo që ndodhin ndryshime apo nëse të dhënat janë të pa sakta. Suapr në mënyrë shprehimore mohon dhe nuk merr përsipër përgjegjësi për kompensimin e çfarëdo dëmesh që mund t'iu shkaktohen Juve si rezultat i të dhënave të pa sakta dhe të pa përditësuara.
21. Kontrollimi i të Dhënave që Keni Ndarë me Suapr
Ju mund t'i kontrolloni të dhënat që ndani me Suapr në çdo kohë, duke vizituar llogarinë tuaj, ku janë në dispozicion të gjitha të dhënat personale që Ju keni ndarë me Suapr. Ju keni mundësinë që të kufizoni, fshini, apo korrigjoni këto të dhëna, të jepni pëlqimin tuaj, të tërhiqni pëlqimet paraprake, apo të kërkoni deaktivizimin e llogarisë tuaj. Suapr gjithashtu mundëson bartjen e lehtë të të dhënave tuaja duke i'u mundësuar Juve që t'i shkarkoni ato, apo të na kontaktoni drejpërdrejtë me çfarëdo kërkesash, duke përdorur të dhënat e kontaktit të publikuara në uebfaqen e korporatës.
22. Tërheqja e Pëlqimit
Kur Ju jeni të kyçur në llogarinë tuaj me Suapr, Ju mund të menaxhoni konfigurimet e privatësisë dhe funksionet e llogarisë tuaj në çdo kohë. Në rastet kur të dhënat tuaja mblidhen në bazë të pëlqimit tuaj, Ju keni të drejtë të tërhiqni pëlqimin tuaj për mbledhjen, përdorimin, përpunimin, transferimin, apo shpalosjen e të dhënave tuaja personale për qëllimet e specifikuara në këtë Njoftim të Privatësisë.
Tërheqja e pëlqimit tuaj do të rezultojë me ndalimin e përpunimit të të dhënave tuaja vetëm nëse përpunimi bazohet vetëm në pëlqimin tuaj dhe nuk ka asnjë bazë tjetër ligjore. Në raste të tilla, pas konfirmimit se e vetmja bazë ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale është pëlqimi juaj, Suapr do të shqyrtojë rastin dhe veprojë sipas kërkesës suaj.
Tërheqja e pëlqimit tuaj nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave tuaja personale në mënyrë retroaktive. Gjithashtu, kini parasysh se nëse Ju tërhiqni pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave tuaja, Ju mund të mos keni qasje në të gjitha Shërbimet e Suapr, dhe ne mund të mos jemi në gjendje t’iu ofrojmë Juve të gjitha Shërbimet dhe mbështetjet që i ofrohen përdoruesve të tjerë.
23. E Drejta për t’u Harruar / E Drejta për Fshirje
Ju keni të drejtë të kërkoni nga Suapr të drejtën për “t’u harruar”, e cila nënkupton fshirjen e të dhënave tuaja personale. Në raste të tilla, Suapr do të ndërmarrë veprime për të përmbushur kërkesën tuaj brenda afateve optimale. Megjithatë, kini parasysh se kërkesat e tilla do të përmbushen nga Suapr në përputhje me kushtet ligjore, dhe vetëm kur Suapr sigurohet se nuk ka asnjë detyrim ligjor dhe/apo kontraktual për të vazhduar ruajtjen e të dhënave tuaja.
24. Preferencat e Komunikimit
Ju keni mundësi të zgjidhni se si Suapr mund të përdor të dhënat tuaja personale për të komunikuar me Ju, përfshirë mënyrën se si njoftimet informuese dhe reklamat personalizuara i'u dërgohen Juve. Ju mund të kontrolloni metodat e preferuara të komunikimit përmes të cilave Suapr mund t’iu kontaktojë Juve në lidhje me llogarinë tuaj, blerjet tuaja, dhe/apo aktivitetet tuaja në lidhje me Shërbimet tona.
25. Njoftimet Informuese
Nëse Ju nuk dëshironi të pranoni njoftime informuese nga Suapr, Ju keni mundësinë që të çregjistroheni, kur është e aplikueshme, dhe/apo të paraqitni një kërkesë drejtpërdrejtë tek Suapr për deaktivizimin e njoftimeve informuese, duke përdorur të dhënat e kontaktit të publikuara në uebfaqen e korporatës.
26. Siguria
Suapr mbron të dhënat tuaja duke përdorur masa të larta teknologjike, fizike, dhe administrative të sigurisë me qëllim të minimizimit të rrezikut e ndonjë humbje, keqpërdorimi, qasje të pa autorizuar, zbulimi, apo ndryshimi të të dhënave. Disa nga masat mbrojtëse që Suapr përdor janë “muret mbrojtëse”, enkriptimi i të dhënave, nivelet e larta të kontrollit dhe kritereve të autorizimit për qasje në të dhënat tuaja personale. Nëse Ju keni arsye të besoni se llogaria juaj është kompromituar në çfarëdo forme, ju lutemi na kontaktoni menjëherë.
27. Ndryshimi i Pronësisë
Në rast të bashkimit, shkrirjes, blerjes, dhe/apo shitjes nga, dhe/apo tek një kompani tjetër, Suapr mund të ndajë të dhënat tuaja personale me subjektin e ri të kombinuar, në përputhje me ligjin e aplikueshëm për mbrojtjen e të dhënave personale, dhe standardet e Suapr, siç përcaktohen në këtë Njoftim të Privatësisë. Nëse një ngjarje e tillë ndodhë, Suapr do t’iu njoftojë Juve me kohë, dhe do të kërkojë që subjekti i ri i kombinuar të i përmbahet ligjit të aplikueshëm, dhe këtij Njoftimi të Privatësisë, në lidhje me mbrojtjen e dhënave tuaja personale.
28. Ligjet e Aplikueshme dhe Interesi Publik
Pa paragjykim ndaj kushteve dhe të drejtave të përshkruara në këtë Njoftim të Privatësisë, apo kompetencave të kontrollit të cilat mund t’iu jenë ofruar Juve, Suapr ruan, përdorë, dhe/apo shpalosë të dhënat tuaja personale nëse beson se veprime të tilla janë arsyeshmërisht të domosdoshme për:
- Të qenë në përputhje me ndonjë ligj të aplikueshëm, proces rregullativ, apo kërkesë të autoriteteve publike kompetente.
- Të mbrojtur sigurinë e ndonjë personi, dhe/apo sigurinë dhe integritetin e platformave të veta, përfshirë ndihmën për parandalimin e keqpërdorimit, abuzimit, apo veprime tjera të pa lejuara brenda Shërbimeve të veta.
- Të shpjeguar pse ka larguar përmbajtjet e llogarive nga Shërbimeve e veta.
- Të adresuar mashtrimet, çështjet e sigurisë, dhe/apo çështjet teknike.
- Të mbrojtur pasurinë dhe të drejtat e veta, dhe/apo pronën e atyre që përdorin Shërbimet tona.
29. Sugjerimet dhe Ankesat
Nëse Ju keni ndonjë pyetje, ankesë, apo sugjerim lidhur me këtë Njoftim të Privatësisë, apo të drejtën tuaj të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, Ju mund të na kontaktoni direkt duke përdorur të dhënat e kontaktit të publikuara në uebfaqen e korporatës.
30. Plotësimet, Ndryshimet, dhe Ndashmëria e Njoftimit të Privatësisë
Suapr mund të modifikojë dhe/apo plotësojë këtë Njoftim të Privatësisë në çdo kohë, duke përditësuar dhe publikuar modifikimet dhe/apo plotësimet në këtë uebfaqe. Versioni më i fundit i këtij Njoftimi të Privatësisë do të jetë i publikuar në uebfaqen tonë të korporatës, dhe do të rregullojë përpunimin e të dhënave tuaja personale.
Nëse ne bëjmë ndryshime thelbësore në këtë Njoftim të Privatësisë, Ju do të njoftoheni menjëherë nëpërmjet njoftimeve të shpejta, emailit, postimeve në rrjetet sociale, dhe/apo përmes ndonjërës nga mënyrat e komunikimit të përcaktuara në këtë Njoftim të Privatësisë, apo në Kushtet e Përgjithshme të Përdorimit. Të gjitha metodat e lartpërmendura të njoftimit konsiderohen zyrtare. Duke vazhduar të qaseni dhe/ apo përdorni Shërbimet e Suapr pas çfarëdo modifikimi dhe/apo plotësimi të Njoftimit të Privatësisë hynë në fuqi, Ju pajtoheni këto përditësime të tilla.
Ju lutem keni parasysh se nëse modifikimet dhe/apo plotësimet e këtij Njoftimi të Privatësisë janë të natyrës thelbësore, refuzimi juaj që të pajtoheni me përditësime të tilla mund të shpije tek ndërprerja e marrëdhënies tuaj me Suapr, përkatësisht ndërprerja e ofrimit të Shërbimeve tona për Ju. Prandaj, nëse Ju zgjedhni të mos ndani me Suapr të dhëna të caktuara, Ju mund të mos jeni në gjendje të shfrytëzoni Shërbime të caktuara të ofruara nga Suapr.
Në rast se ndonjë pjesë, paragraf dhe/apo nëntitull i këtij Njoftimi të Privatësisë konsiderohet dhe/apo konstatohet i pavlefshëm nga ndonjë autoritet kompetent për çfarëdo arsye, atëherë pjesët tjera të këtij Njoftimi të Privatësisë mbeten në fuqi dhe ruajnë efekt të plotë juridik, pa u ndikuar nga pjesa e konsideruar e pavlefshme.